LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi bindës në fitoren ndaj Wolfsburgut (Video)

Dortmundi bindës në fitoren ndaj Wolfsburgut (Video)

Borussia Dortmundi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Bundesliga duke fituar me rezultat 3-0 si mysafir i Wolfsburgut.

Christian Pulisic e zhbllokoi rezultatin (22’), pas asistimit të Mario Gotzes.


Vetëm pesë minuta më vonë, Marc Bartra e dyfishoi avantazhin me një gol të bukur (27’) dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Si një njeri që e ka përjetuar sulmin terrorist, Marc Barta golin ua dedikon viktimave të Barcelonës (Video)
Lexo po ashtu Si një njeri që e ka përjetuar sulmin terrorist, Marc Barta golin ua dedikon viktimave të Barcelonës (Video)

Në gjysmën e dytë, realizoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang (60’), pas një harkimi të ulët nga Pulisic.

Këto janë tri pikët e para të Borussia Dortmundit në sezonin 2017/2018, ndërsa Wolfsburgu duhet t’i kërkojë pikët e para në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/