LAJMI I FUNDIT:

Dormeo Karavani vjen në Pejë më 10 dhe 11 Gusht

Dormeo Karavani vjen në Pejë më 10 dhe 11 Gusht

Karavani është një aktivitet që mbahet çdo vit në qytetet e Kosovës nga Dormeo dhe këtë vit për ne është një vit shumë i rëndësishëm, pasi që Dormeo ka mbushur 15 vite.

Në Karavan do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë si ngjyrosje të fytyrës, lojëra me plastelina e shumë befasi të tjera, ndërsa për të rriturit do të mbahet loja e pishinës Octaspring, gjej shpërblimin në pishinë dhe fito shpërblimin e fshehur në sustat Octaspring.

Këtë vit ju do të keni mundësi të jeni fitues i çmimit të madh Dyshek Dormeo krahas shumë shpërblimeve tjera që janë të fshehura në Sustat Octaspring.

Ejani dhe përjetoni shumë befasi në sheshin “Haxhi Zeka”, gjithashtu bëhuni pjesë e lojës Octaspring dhe për të fituar çmimin e madh Dyshekun Dormeo.

Na vizitoni në karavanin Dormeo në sheshin “Haxhi Zeka” në Pejë, këtë të enjte dhe të premte, më 10 dhe 11 Gusht nga ora 17:00 deri 22:00.

Produkte me oferta promocionale!

Oferta në produktet Dormeo deri në 60% zbritje mund t’i blini vetëm në karavanin Dormeo, i cili është i hapur për ju këto dy ditë në qytetin e Pejës.

Gjumë i qetë, dhuratë për jetë.

Për më shumë shiko videon promocionale për Karavanin Dormeo. /Telegrafi/