LAJMI I FUNDIT:

“Dorëzohet Trump”, ndryshon listën e shteteve me shumicë myslimane që do t’iu lejohet hyrja në SHBA

“Dorëzohet Trump”, ndryshon listën e shteteve me shumicë myslimane që do t’iu lejohet hyrja në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të largojë Irakun nga lista e vendeve të cilat ishin paraparë që të gjendeshin në listën e vendeve të cilave do tu ndalohej udhëtimi për në SHBA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhëri i ri do të mbante ndalesën prej 90 ditëve për udhëtim në SHBA, për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane – Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni.


Gjithsesi thuhet se Iraku është hequr nga “lista origjinale”, e publikuar më 27 janar.

Kjo për faktin se qeveria irakiane ka vendosur procedura të reja të “verifikimit dhe shpërndarjes së të dhënave”.

Gjithashtu kjo thuhet të ketë ardhur edhe për shkak të bashkëpunimit të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara në luftë kundër militantëve të ISIS-it.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhri i ri ekzekutiv, të cilin presidenti republikan pritet të nënshkruajë të hënën, gjithashtu siguron që dhjetëra mijëra banorë ligjorë të përhershëm në Shtetet e Bashkuara – ose mbajtësit e GreenCard – nga vendet e listuara nuk do të preken nga ndalimet e udhëtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori