LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma rinovon me Milanin, por me klauzolë për Real Madridin

Donnarumma rinovon me Milanin, por me klauzolë për Real Madridin

Gianluigi Donnarumma mund të nënshkruajë kontratën e re me Milanin, por me një klauzolë që mund të largohet drejt Real Madrid në vitin 2018.

Portieri 18-vjeçar ka refuzuar vazhdimin edhe pse i janë ofruar 5 milionë euro pagë.


Agjenti i tij Mino Raiola, ka thënë se do të diskutohet me Milanin pasi Kampionatit Evropian U-2.1

Sipas radios spanjolle Cadena Cope, plani është që portieri të largohet nga San Siro në verën e vitit 2018.

Mësohet se në kontratën e re do të kërkohet një klauzolë jo shumë e lartë që Donnarumma të mund të kalojë në Real Madrid.

Milani këtë sezon dëshiron që të arrijë në top katër që dërgon në Ligën e Kampionëve./ Telegrafi/