LAJMI I FUNDIT:

“Donnarumma nuk mund t’i thotë jo Real Madridit”

“Donnarumma nuk  mund t’i thotë jo Real Madridit”

Portieri i AC Milan, Gianluigi Donnarumma, nuk mund t’i thotë jo një transferimi të mundshëm te Real Madrid, ka thënë Antonio Cassano.

Real Madrid është i lidhur me portierin e ri që i skadon kontrata në fund të edicionit të ardhshëm dhe shumë klube janë të gatshme që tani të paguajnë deri në 50 milionë euro.


Cassano, beson që portieri do ta pranonte një ofertë nga klubi mbretëror.

“Nëse do të isha në vend të Donnarummas, do të qëndroja edhe për disa vite te Milani”

“Do të ishte mirë për futbollin italian që ai të mbeste në Serie A. Por është e vërtet, kur të kërkon Real Madridi nuk mund të thuash jo”.

Cassano nuk është ndalur me kaq, pasi ka folur edhe për MARIO Balotellin duke thënë se aftësive të tij i përshtatet një klub siç është Nice, por e ka për agjent Mino Raiolal dhe do të vazhdojë të fitojë para. /Telegrafi/