LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma me 18 vjet thyen rekordin e Buffonit

Donnarumma me 18 vjet thyen rekordin e Buffonit

Italia mbrëmë triumfoi kundër Holandës në kuadër të një miqësoreje të luksit.

Italianët mposhtën midis Amsterdamit kombëtaren holandeze me rezultat 2:1.


Kjo ndeshje do të hyjë edhe në analet e historisë së futbollit italian shkaku i portierit Gianluiggi Donnarumma.

Ky i fundit u bë lojtari më i ri që ka debutuar në kombëtaren italiane me 18 vjet e një muaj, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë portieri i skuadrës së Milanit ka thyer rekordin e kolegut të Juventusit, Gianluiggi Buffonit, i cili për herë të parë fanellën italiane e kishte veshur në moshën 20-vjeçare.

Italia e fortë për Holandën (Video)
Lexo po ashtu Italia e fortë për Holandën (Video)

Ndryshe, Italia ndan pozitën e liderit me Spanjën të grupit G të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018, ku ndodhet edhe Shqipëria. /Telegrafi/