LAJMI I FUNDIT:

Doni të sheshoni barkun? Ja recetat super të thjeshta të ujit detoks

Doni të sheshoni barkun? Ja recetat super të thjeshta të ujit detoks

Një mrekulli e vërtetë për eliminimin e fryrjes së barkut.

Vitet e fundit, uji detoks është shndërruar në një fenomen të mirëfilltë përsa i përket të jetuarit shëndetshëm dhe jo më kot.


Uji me infuzion frutash, perimesh ose erëzash, është një shtysë e fuqishme për metabolizmin, e përshpejton atë, shpërndan në mënyrë tepër efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët e shumtë, ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara.

Për më tepër, uji detox konsiderohet një mrekulli e vërtetë për eliminimin e fryrjes së barkut. Ja 4 receta super të thjeshta.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016232-640x0c

Limon dhe kastravec

Përbërësit: ½ kastravec; 1 limon; pak gjethe mente; ujë.
Udhëzimet: Lani dhe ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe shpëlani gjethet e mentes. Vendosini në një kanë me ujë, përziejini dhe lërini për një natë në frigorifer.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016235

Mango, limon dhe ananas

Përbërësit: 1/3 një gote e mbushur me ananas dhe mango të prerë në kubikë; disa feta limon; ujë. Udhëzimet: Përziejini të gjithë ingredientët dhe shërbejeni menjëherë.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016234

Xhenxhefil me mente

Përbërësit: 1 kastravec i prerë hollë; 5 cm rrënjë xhenxhefil i pastruar; 2 feta limon; 10-12 gjethe të freskëta menteje; pakëz kripë.
Udhëzimet: Në një enë qelqi, përzieni ingredientët dhe më pas shtoni ujin. Lëreni në frigorifer përbërjen për 3-4 orë dhe më pas shërbejeni.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016233

Dredhëza me borzilok

Përbërësit: 10 dredhëza; 2 feta limon; lëngun e një gjysme limoni; një grusht gjethesh borziloku; 3 litra ujë.
Udhëzimet: Në një enë qelqi, përzieni ingredientët dhe më pas shtoni ujin. Lëreni në frigorifer përbërjen për 3-4 orë dhe më pas shërbejeni.

Burimi: Byrdie

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori