LAJMI I FUNDIT:

Donald Trumpi dhe NATO

Donald Trumpi dhe NATO

Në samitin e NATO-s, presidenti amerikan Donald Trump, u paraqit si i pakultivuar. Ai shtyu mënjanë kreun e shtetit të Malit të Zi për të dalë në radhë të parë. Fjalimin e tij të shkurtër ceremonial, ai e përdori për sulme disaminutëshe ndaj aleatëve. Trump kërkoi para imagjinare nga shtetet e NATO-s, para që nuk i takojnë. Ai provokoi, vulgarizoi. Mjaft nga krerët e shteteve dhe qeverive u shokuan. Madje, as delegacioni amerikan i NATO-s nuk e kishte pritur që Trump do ta ndiqte sërish kursin kokë më vete të tipit Trump – Amerika first! Trump first!

Shqetësuese është që presidenti Trump, si të gjithë paraardhësit e tij, hoqi dorë nga shprehja e qartë e solidaritetit dhe mbështetja në rast nevoje për mbrojtje. E quan ai vërtet NATO-n për të tejkaluar? Dyshimet për këtë mbeten. A mund të mbështeten aleatët lindorë tek SHBA, në rast të një sulmi rus? Dyshimet për seriozitetin e SHBA e tronditin me themel strukturën e sigurisë të të gjithë aleancës. Udhëheqja ruse nën Vladimir Putinin do të gëzohej për këtë. Në fund të fundit, Trumpi me qëndrimet e tij kontribuon në këtë drejtim. Edhe qëndrimi i tij ndaj Rusisë në takimin e NATO-s mbeti i paqartë.


Sigurisht, një president amerikan mund të përpiqet të dirigjojë aleancën në drejtimin e dëshiruar. Por, kjo bëhet vetëm me propozime të arsyeshme, dhe me argumente. Aleanca nuk është një spektakël personal e këtë nuk e kupton dot një njeri me karakterin e Donald Trumpit.

Reagimet e NATO-s dhe të kancelares gjermane të provokuar prej tij ishin shumë të përmbajtura. Merkel i mbetet besnike vendimeve të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por publikisht ajo heshti për akuzat e presidentit amerikan.

Pas këtij samiti me, Trumpi shtrohet edhe më shumë pyetja se si duhet vepruar me populistin në Shtëpinë e Bardhë? Në nivel profesional, NATO e ka gjetur një zgjidhje: thjesht, injoroje. Ndërsa, në praktikë, NATO vazhdon t’i bëjë realitet vendimet e saj, madje me ndihmën e funksionarëve dhe diplomatëve amerikanë në vend.

Presidenti i çuditshëm me qëndrimet skiç jeton me sa duket në botën e vet, por realiteti ka pamje tjetër.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori