LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump – 100 ditë në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump – 100 ditë në Shtëpinë e Bardhë

Shumë amerikanë dhanë votën për Donald Trump sepse donin ndryshimin në politikë. Por, çfarë ka arritur Trump në këto 100 ditë në politikën e jashtme amerikane?

Eric Gomez nga instituti analitik liberal-konservator, “Cato”, në vlerësimin që bën për 100 ditët e para të qeverisjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë thotë se mënyra e veprimit të tij në politikën e jashtme nuk ndryshon nga ajo e Obamës. Trump punon me një përzierje të mjeteve politike, diplomatike dhe presionit ushtarak. Por, problematike, sipas Gomezit, është paparashikueshmëria e presidentit, ajo mbetet, sepse Trump e ndryshon shpesh mendimin.


Edhe Michael Werz nga qendra liberale për Progresin Amerikan (CAP) ka të njëjtin mendim. Trump e hapi siparin e politikës së jashtme me çështjen delikate të Tajvanit, nëse ai i përket Kinës apo jo. “Në një intervistë të papërgatitur mirë, ai vë në pikëpyetje pozicionin 40-vjeçar amerikan, por për ta ndryshuar pastaj po nga kinezët”, thekson Werz. Për të Trump ka bërë të gjitha gabimet që mund të bëheshin që në fillim. Donald Trump është i rrethuar me këshilltarë të një agjende politike mjaft konservatore, madje ekstreme të djathtë.

Eksperti Eric Gomez është i mendimit se Trumpi nuk do të jetë i rezervuar në përdorimin e dhunës ushtarake, gjë që u tregua në bombardimin e fundit në Siri apo në objektivat e “Shtetit Islamik” në Afganistan. Nga ana tjetër SHBA furnizon me armë Arabinë Saudite, në konfliktin me Jemenin, një konfrontim ky, nga i cili do të ishte më mirë që SHBA “të qëndronte larg”, sipas Gomez. Ndaj krizave të javëve të fundit, si sulmi me gaz toksik në Siri dhe situata në Afganistan, SHBA ka reaguar me dhunë ushtarake, thotë eksperti. “Shenja të këqija”, sipas Gomezit, aq më shumë që nga ato nuk arrin dot në përfundimin e një politikë të jashtme të koordinuar.

Një problem tjetër përbën aktualisht edhe kriza në Korenë e Veriut. Jack Janes nga “America Institute for Contemporary German Studies” (AICGS) mendon se është real rreziku që kriza me Korenë e Veriut të ashpërsohet. Ai e krahason situatën me krizën e Kubës në vitin 1962, ku qeveria amerikane kërkonte të pengonte stacionimin e kokave shpërthyese të raketave atomike sovjetike në Kubë. Presidenti i atëhershëm, John F. Kennedy u këshillua nga një “regjiment” ekspertësh dhe funksionarësh të lartë nga ministritë. Ndërsa Trump nuk ka këshilltarë me dije të gjithanshme dhe opsione veprimi, sepse në shumë ministri shumë vende ende nuk janë zënë. Sipas ekspertit Janes, proceset e vendimmarrjes së Trump deri tani janë udhëhequr nga instinktet.

Konkluzioni sipas ekspertit, Michael Werz është kritik. Donald Trump është “strukturalisht i paaftë për të mësuar”, thotë Werz. Këndi i vëmendjes së Trumpit është i vogël, dhe atij vetë i mungon dija, por edhe kurioziteti dhe interesi për botën, thekson eksperti. Ai vazhdon të informohet përmes televizioneve konservatore, dhe udhëhiqet nga narcizizmi dhe nevoja që të njihet. Për të Donald Trump është një person tërësisht jopolitik, një cilësi fatale për njërën nga postet më të rëndësishme në botë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori