LAJMI I FUNDIT:

“DokuFest” bën thirrje për filma që eksplorojnë kufijtë e kreativitetin

“DokuFest” bën thirrje për filma që eksplorojnë kufijtë e kreativitetin

“Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thuhet në njoftimin e DokuFest.

DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 16-të festivalit, dhe sipas organizatorëve afati i fundit për aplimim është deri më datën 28 shkurt të vitit 2017.


“Ftojmë të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër, animacioneve dhe filmave eksperimental të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 16-të të DokuFest, që do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht 2017 në Prizren, Kosovë. Autorët mund të aplikojnë përmes platformave FILM FREEËAY në www.filmfreeway.com/ dhe REELPORT në www.reelport.com. Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thuhet në këtë njoftim. Më shumë informata për festivalin, programin dhe edicionet e kaluara mund të gjenden në ueb faqen tonë: dokufest.com”, shkruan në njoftimin e festivalit. /Telegrafi/