LAJMI I FUNDIT:

Dogana aplikon interes prej 7.8% për vonesat në shtyrjen borxheve

Dogana aplikon interes prej 7.8% për vonesat në shtyrjen borxheve

Me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha duke u bazuar në neni 223 të kodit Doganor, Dogana ka filluar të aplikojë normën vjetore të kamatës së vonuar dhe kamatës kompenzese për shumë e detyrimeve të papaguara brenda afateve ligjore.

“Norma vjetore e kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompenzuese është në lartësinë prej 7.80% apo 0.65% mujore. Ky vendim ka efekt juridik dhe efekt në kontabilitete e evidentuara duke filluar nga data 01.01.2017”, ka njoftuar Dogana.


Me qëllim të zbatimit të dispozitave mbi borxhin dhe kur detyrimet doganore nuk janë shlyer brenda afatit të përcaktuar sipas legjislacionit atëherë aplikohet norma për vonesa.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha theksoj se “Aplikimi i kësaj norme interesi bëhet me qëllimi që të mbrohen të hyrat e qytetarëve të Kosovës, si dhe adresohet dhe mbyllet edhe një çështje e dal nga rekomandimet e Auditorit të përgjithshëm”. /Telegrafi/