LAJMI I FUNDIT:

Dobruna: “Blerim Kuçi ishte dënuar me pushkatim”

Dobruna: “Blerim Kuçi ishte dënuar me pushkatim”

Në seancën e shqyrtimit kryesor në rigjykimin e rastit për krime lufte i njohur si rasti “Kleçka” ka dëshmuar dëshmitari Sokol Dobruna, i njohur si “dëshmitari A”.

Me kërkesën e vet dëshmitarit, ai ka pranuar që identiteti dhe të dhënat e tij të jenë publike për opinionin edhe pse ishte i koduar nën shifrën “dëshmitari A”.

Ai ka thënë se detyra e tij gjatë luftës ishte shef i Shërbimit Juridik në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pasi që me profesion ishte jurist, raporton “KosovaPress”.

Dobruna duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Maurisio Salustro ka pranuar se ka ekzistuar një burg i improvizuar në Kleçkë, ku, sipas tij, pjesa më e madhe e të ndaluarve në atë burg ishin civil.

I njohur gjatë luftës si “Petrit Ujmiri”, ai ka thënë se ndër të ndaluarit në burg kanë qenë edhe dy serbë, të cilët kur i ka vizituar. Njërin e ka gjetur të vdekur në trupin e të cilit vëreheshin shenja torture, kurse personi tjetër serb ishte i gjallë por me probleme shëndetësore.

Dobruna ka thënë se kurrë nuk e ka parë raportin mjekësor mbi shkaqet e vdekjes, por që në konsultim me Bislim Zyrapinm, të dy personat ia kanë dorëzuar OSBE-së, kurse sa i përket trajtimit të të burgosurve dhe ankesave të tyre ai ka marrë si shembull Blerim Kuçin, i cili aso kohe ishte i burgosur.

Sipas tij, Blerim Kuçi ka qenë i burgosur nën arsyetimin për dezertim, rastin e të cilit Dobruna ka thënë se e ka gjykuar vet dhe vendimi për këtë rast ka qenë me pushkatim.

Ai ka thënë se ky vendim erdhi si pasojë e dezertimit të Kuçit, e që për pasojë ka pasur shpërbërjen e një brigade të tërë të UÇK-së, pasi që Blerim Kuçi ishte komandant brigade.

Vendimi me pushkatim nuk u ekzekutua për shkak se ligjet e luftës asokohe nuk lejonin një gjë të tillë.

“Petrit Ujmiri” ka treguar edhe për kërkesat që i kanë ardhur nga njerëz të ndryshëm partiak për ndryshimin e vendimit me pushkatim ndaj Kuçit, mirëpo Dobruna ka thënë se nuk është ndikuar aspak nga këto kërkesa të njerëzve të ndryshëm.

Duke marrë parasysh se ligjet e luftës nuk lejonin zbatimin e vendimit me pushkatim ndaj Kuçit, si rrethanë lehtësuese ndaj tij, Dobruna ka thënë ta kenë marrë një vendim që Kuçit t’ia formojnë një njësit ushtarak për ta dëshmuar veten ndaj luftës në Kosovë, të cilën detyrë ai e ka kryer me përpikëri.

Dobruna si rast të dytë ka përmendur emrin e Sherafedin Ahmetit, i cili aso kohe ishte drejtor i të gjitha burgjeve në ish-Jugosllavi.

Ai ka thënë se rasti i tij nuk ka shkuar për gjykim në duart e tij, se po të shkonte pa dyshim se do ta dënonte pasi që ai njihej aso kohe për torturim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve nëpër burgje.

Gjatë pjesës së parë të seancës prokuroi ka përfunduar parashtrimin e pyetjeve ndaj dëshmitarit Dobruna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori