LAJMI I FUNDIT:

DnV: Kryefamiljari shoqëroi 12 familjarë prapa kabinës së votimit

DnV: Kryefamiljari shoqëroi 12 familjarë prapa kabinës së votimit

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor në territorin e Komunës së Drenasit. Dalja e votuesve deri në orën 12:00 është 6,956 votues (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje 13.23%.  Raportohet se parregullësia më e shpeshtë që po shoqëron shumicën e vendvotimeve është votimi familjar, kur më shumë së një person voton prapa kabinës së votimit.

Kjo dukuri është identifikuar në 68 raste. Vetëm në Negrovc ka ndodhur që kryefamiljari t’i shoqëroj prapa kabinës së votimit 12 familjarë të tjerë.


“Në ora 12:40 në vendvotimin e dyfishtë 0305E/02D në Gradicë, shkolla “Mehmet Gradica”, tre komisionerë paralajmërojnë mbylljen e vendvotimit për shkak të vështirësive me menaxhim të procesit  për shkak të fluksit të madh të votuesve”, thuhet në njoftim.

Në vendvotimin 0319E/02D, në Zabel të Ulët, shkolla “Arif Shala”, një person është lejuar të votojë përkundër që i ishte identifikuar ngjyra në gishtërinj.

Janë raportuar së paku 86 raste me vështirësi të votuesve për gjetur emrin e tyre në listën e votuesve.

“Fotografimi i votës, ndonëse i ndaluar me ligj është dukuri e përsëritur edhe në këto zgjedhje. Së paku në 6 vendvotime/raste është vërejtur fotografimi i votës”, thuhet në njoftimin e koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në veprim”.

Po ashtu raportohet se në vendvotimin 0322E/01R, në Qikatovë të Vjetër, shkolla “Dëshmorët e Drenicës“, vëzhguesit e PDK-së bëjnë presion mbi vëzhguesin e DnV-së që të mos qëndrojë gjatë tërë kohës në vendvotim.

Në 5 raste të tjera i njëjti person ka asistuar më shumë se një herë votuesit për të votuar me asistencë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori