LAJMI I FUNDIT:

Djegia e deponisë në Strugë, ndalohen katër shtetas të Shqipërisë

Djegia e deponisë në Strugë, ndalohen katër shtetas të Shqipërisë

Katër persona shtetas të Shqipërisë janë ftuar për bisedë informative në stacionin policor të Strugës lidhur me zjarret e fundit në deponinë e Strugës.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, konfirmoi për Alsat-M se janë zhvilluar biseda informative rreth përfshirjes së tyre eventuale në ndezjen e zjarreve.


Deponia në qytetin e Strugës edhe gjatë ditës së sotme ka lëshuar tym ndërsa banorët në qytet dhe zonat përreth nuk mund të marrin frymë.

Problemi me deponinë e Strugës kulim e arriti këtë verë ndërsa pushteti qendror dhe ai lokal assesi të gjejnë as zgjidhje të përkohshme dhe as afatgjate. Nga sektori joqeveritar paralajmërojnë protestë ekologjike në qytet./Alsat/Telegrafi/