LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi refuzoi të shiste atë që krijoi në dhomën e gjumit, edhe pse i ofruan 6 milionë dollarë! (Foto)

Djaloshi refuzoi të shiste atë që krijoi në dhomën e gjumit, edhe pse i ofruan 6 milionë dollarë! (Foto)

Një nxënësi britanik i janë ofruar më shumë se 6 milionë dollarë nga disa investitorë amerikanë për një faqe interneti të cilën ai e krijoi në dhomën e tij të gjumit, në shtëpinë e prindërve të tij – por ai vendosi që ta refuzonte një ofertë të tillë.

Mohammed Ali, tanimë 16, i cili lansoi kompaninë e tij kur ishte 12-vjeç, ka fituar më shumë se 50 mijë dollarë, pas krijimit të videolojës dhe një aplikacioni financiar për tregjet e aksioneve.


I riu, nga Dewsbury, Yorkshire, Angli, tani pritet të lansojë një faqe krahasimi të çmimeve me partnerin e tij 60-vjeçar të biznesit Chris Thorpe dhe pretendon se është i pakrahasueshëm me konkurrentët.

Ali tregon se kur çifti u takuan me një grup të amerikanëve në Londër për të diskutuar rreth një investimi, atyre në vend të kësaj u ofruan për ta shitur kompaninë për një shumë prej mbi 6 milionë dollarësh. Dhe siç ka bërë të ditur ai, oferta është refuzuar në dhjetor, pak para Krishtlindjeve.

“Arsyeja kryesore që e hodha poshtë ofertën ishte sepse, në qoftë se teknologjia dhe koncepti është tashmë me vlerë miliona dollarë, paramendojeni se çfarë vlere do të kishte kur njerëzit të fillonin ta përdornin atë”.

“Unë e kuptoj se kjo është një rrezik i madh për mua, por unë dua të krijoj kem këtë si diçka të familjes, dhe në të njëjtën kohë të bëjë diçka për veten time”, ka shtuar më tej ai.

Për ndërmarrjen e tij të fundit, weneed1.com, Ali rrëfen se ai ka “zhvilluar një algoritëm i cili ofron kuotat në kohë reale në vend të kuotave normale të para-caktuara që ju gjeni në faqet e sigurimit”.

Ideja për faqen e internetit “për kursimin e të hollave” kishte ardhur nga Thorpe, një sipërmarrës i cili jeton në Scarborough me familjen e tij.

Ai themeloi WeNeed1 në vitin 2009 si një platformë e kundërt e marketingut, e projektuar për të prezantuar blerësit me shitësit e mallrave dhe shërbimeve në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo nuk ishte aktivizuar deri sa ai organizoi një takim me djaloshin.

Faqja e internetit është projektuar për të njoftuar të dy, blerësit dhe shitësit e produkteve në dispozicion, gjithçka që nga pronat deri tek artikujt elektronik, me çmime të përditësuara vazhdimisht.

E parashikuar të fillojë me webfaqen më 28 janar, sipërmarrësi i ri ka thënë se tani shpreson për të frymëzuar të rinjtë e tjerë për t’u përfshirë në botën e biznesit.

Ali, më herët kishte qenë në titujt e mediave botërore, kur ai lansoi Projektin 2006, një videolojë e cila kishte një kosto prej rreth 7,5 dollarë abonim mujor, prej së cilës kishte fituar rreth 40 mijë dollarë.

Adoleshenti, që ende jeton me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, tha se ai u bë i interesuar në kompjuterë nga një moshë e re dhe mësoi vetë se si të punojë me ta, duke shikuar videot në YouTube dhe duke lexuar libra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori