LAJMI I FUNDIT:

‘Djali i keq’ Adriano do të shpenzojë 92 mijë euro për festën e ditëlindjes

‘Djali i keq’ Adriano do të shpenzojë 92 mijë euro për festën e ditëlindjes

‘Djali i keq’ i futbollit,  Adriano,  vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kur është fjala për t’ua argëtuar.

Ish-futbollisti i Interit dhe Romës do të shpenzojë 78.000 funte (92.000 euro) në festën e ditëlindjes së tij të 35-të, ku janë ftuar më shumë se 400 njerëz.


I njohur si Perandori nga koha e tij në Itali, braziliani që ka mbushur 35 vjet më 17 shkurt, do ta festojë ditëlindjen në vendin e tij të lindjes, në lagjen Tijuca të Rio de Janeiros.

Adriano i ka mbushur 35 vjet më 17 shkurt

Të ftuarit me fat do të kenë ushqim dhe pije pa pagesë, duke qenë se Adriano do të jetë shumë dorëlirë.

Nuk është hera e parë që braziliani shpenzon shuma të majme parash për t’u argëtuar. Në vitin 2015, ai e kishte rezervuar një hotel të tërë në Rio për të ftuar 18 prostituta. Asokohe kishte paguar 25.000 funte për këtë privilegj.

Kujtojmë se jeta dhe karriera e futbollistit pësoi rënie si pasojë e problemeve me alkoolin që nga vdekja tragjike e babait të tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori