LAJMI I FUNDIT:

“Djajtë e Kuq” ndalen në Old Trafford, barazojnë me Swansean (Video)

“Djajtë e Kuq” ndalen në Old Trafford, barazojnë me Swansean (Video)

Manchester United ka dështuar të fitoj në shtëpi, pasi ka barazuar 1-1 me Swansea Cityn.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga rastet e krijuara dhe nga ajo që skuadrat treguan në fushë, por vetëm United ishin ata që bën diferencën me golin e shënuar.


Ishte Wayne Rooney, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Festa e Rooneyt pas golit të shënuar

Në pjesën e dytë, United u mundua të menaxhoj ndeshjen, por ishte Gylfi Siggurdson, i cili ua prishi parashikimet.

Mesfushori islandez u tregua superior me një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 79 duke barazuar rezultatin në 1-1.

Islandezi pas supergolit të shënuar

Deri në fund të ndeshjes, vendasit nga Old Trafford shpeshtuan sulmet për të gjetur golin e fitores, por dështuan dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimit, “Djajtë e Kuq” e shohin veten në vendin e pestë me 65 pikë, ndërsa Swansea renditet në pozitën e 18 me 32 pikë të tubuara. /Telegrafi/