LAJMI I FUNDIT:

Ditët e teknologjisë mbahen edhe në Kosovë! (Foto)

Ditët e teknologjisë mbahen edhe në Kosovë! (Foto)

Elektronika ka zënë fill në edukimin e të rinjve falë funksionalizimit të Hapësirës Krijuese BONEVET, tash e sa kohë.

Kjo hapësirë iu ofron të rinjve mundësi për aftësim në teknologjinë e kohës së fundit.


Për më tepër, BONEVET po bënë Kosovën për herë të tretë pjesëmarrëse të festës më të madhe të elektronikës në mbarë botën.

Dita kushtuar ditëlindjes së pllakës elektronike Arduino është dita e cila mblodhi mbi 500 krijues me qëllim festimin e ditëlindjes së kësaj kompanie, e rrjedhimisht promovimin e edukimit jo-formal me praktikë. Festa të këtij lloji u organizuan në 78 shtete, duke përfshirë gjithsej 499 organizime në total.
Sa shpesh ke dëgjuar për fenomene të ndryshme të elektronikës dhe ke pasur kureshtjen të dish se si funksionojnë? Si ndizen dritat apo çka ndikon që një senzor të vë në lëvizje alarmin?

Natyrisht, shoqërimi i pjesëmarrësve, puna me Arduino, krijimi i “Smart Home” e hapja e horizontit në lëmin elektronike, ishin ato që ushqyen ende më shumë marrëdhënien me elektronikën.

Një festë kaq e veçantë sa ishte kjo e Arduinos në BONEVET, nisi si njohje e pjesëmarrësve në mes vete, ku u prezantuan disa projekteve për të bërë të ditur se çka mund të bëhet me këtë pllakë!

Më tej të pranishmit filluan të punojnë vet projekte, duke kuptuar funksionet e para të pllakës. Realizimi i semaforit me 3 drita ishte projekti i cili theu akullin, për të vazhduar kështu më tej me projekte më të avancuara.

Kjo festë u organizua në BONEVET si një ngjarje 24-orëshe e cila bashkon teknologji dashësit nga e gjithë Kosova. Të interesuar nga qytetet e ndryshme të Kosovës, u mblodhën të shtunën në BONEVET, duke mësuar punën me Arduino e njëkohësisht duke festuar këtë ditëlindje.

Gjatë ditës krijuesit realizuan sisteme të mençura që lehtësojnë shumë procese shtëpiake. Kështu ata mësuan si të bëjnë shtëpinë e tyre me sisteme të mençura e të avancuara, që përmirësojnë jetën e përditshme.

BONEVET mbetet i hapur për të gjithë ata që duan të ndërtojnë, krijojnë e bëjnë shpikje të ndryshme.