LAJMI I FUNDIT:

Ditën më të mirë fillojeni me këto pije: Tri çaje të shijshme për detoksifikim në mëngjes

Ditën më të mirë fillojeni me këto pije: Tri çaje të shijshme për detoksifikim në mëngjes
-->

Zbuloni pijet fenomenale dhe të shijshme të cilat janë ideale për detoksifkimin e trupit në mëngjes.

Edhe pse çdokush nga ne ka rutinë të ndryshme të mëngjesit, pothuajse të gjithë duan ta fillojnë ditën me pijen aromatike dhe të shijshme.

Derisa disa konsiderojnë që nuk mund të zgjohen pa kafe, disa më shumë duan kakaon apo çajin e shijshëm dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Çaji vërtet është opsion i shëndetshëm, i cili jo vetëm që do t’i bëjë mirë trupit dhe lëkurës sonë, por gjithashtu do të japë energji të nevojshme për aktivitetin ditor.

Mësoni edhe tri pije nga mjalti dhe kanella të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

Sot po ju tregojmë për tri pije fantastike të cilat janë ideale për detoksifikim të trupit dhe me shijen e të cilave vërtet do të kënaqeni, në minutat e parë gjatë ditës.

drinking-green-tea-to-detox-pancreas

ÇAJ ME KANELLË

Kanella është antioksidanti i dytë në botë. Ndihmon në uljen e peshës trupore dhje shkrin yndyrat. Kanella është erëza e shkëlqyeshme dhe shtojcë e shijshme e çajeve.

Përbërësit:

▪ çaj i gjelbër
▪ një lugë supe kanellë
▪ lëng limoni
▪ mjaltë

ÇAJ ME XHENXHEFIL

Ky çaj është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse keni të përziera në stomak dhe probleme me stomakun, por do t’ju japë gjithashtu edhe energji dhe trup të rivitalizuar. Qetëson dhembjen, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe është i shkëlqyeshëm si zëvendësim i kafeinës e cila ju nevojitet në mëngjes.

Përbërësit:

▪ çaj i gjelbër
▪ lëng limoni
▪ një lugë xhenxhefil
▪ mjaltë

ÇAJ ME KURKUMË

Është i shkëlqyeshëm për lëkurë, përmirëson funksionin e mëlçisë nga çfarëdo inflamacioni.

Përbërësit:

▪ ¼ e lugës kurkumë
▪ një lugë xhenxhefil pluhur
▪ dy filxhanë ujë
▪ një lugë supe mjaltë

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori