LAJMI I FUNDIT:

Dita e dytë e Anibar, përplot aktivitete interesante

Dita e dytë e Anibar, përplot aktivitete interesante

Në diten e dytë, Anibari filloi aktivitetet e tij me hapjen e pesë workshopeve në lokacione të ndryshme prej ores 10. Aty rreth 50 të rinj të interesuar për animacion do të mesojne rreth punimit te një filmi te animuar me teknika të ndryshme si : cut out animation, stop motion, GIF, puppet animation.

Në oren 12:00 nderkoh që në teatrin Istref Begolli u mbajt programi Kids 1 në Kino Jusuf Gervalla u shfaq programi i parë special “Australian Showcase”.


Në oren 13:00 në Exit Bar filloi programi “Coffee and Talks” ku folesit e pare ishin Joost Liewman, Tunde Vollenbroak në rolin e komikeve që bëjnë komedi dhe Vladimit Kanic drejtori i “Only Love leave to Die”.

Në oren 14:00 në teatrin “Jusuf Gervalla” u shfaq filmi i parë i metrazhit te gjatë për këtë vit,“ My life as a Zucchini”, film ky që ishe i nominuar edhe per Oscar, dhe në të njejten koh në teatrin “Istref Begolli” u shfaqen filmat e programit “Teen”.

Best of Annecy është program ku festivali i filmit të animaur Annecy shfaqi 10 filmat më të mirë të perzgjedhur nga stafi i tyre, ky program filloi në oren 16:00 ne kino “Jusuf Gervalla”.

Në oren 18:00 në galerinë e qytetit të Pejës u hap retrospektiva e animatorit më të shquar zviceran Georges Schwitzgebel, kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri me datën 20 Gusht.

Në orën 20:00 u mbajt një performancë në Bankosin e Vjetër ku ishte performanca e parë me temën per rikthimin e qytetit, ku nëpër xhamat e objektit pati performanca të ndryshme me tema të cilat tregonin se si mund të perdoret në disa mënyra objekti i Bankosit.

Kino Liqeni u hap për publikun në ora 20:30 ku në diten e pare të saj u shfaqen filmat e programit “ Internacional Competition”.

Kurse pak perpara Anibar Parties kino Kubat shfaqi programin “Ballkan Competiton” e cilla filloi ne oren 22:00.

Në natën e dytë të Anibar Parties të ftuar për të kenduar ishin “ Don’t listen to your neighbors” dhe DJ Electra Leger.

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori