Diskriminimin e shqiptarëve në ndeshjen e Superkupës, tifozët shqiptarë e cilësojnë si turp për shtetin
Maqedonia dje priti dy gjigantët evropian për ndeshjen e Superkupës evropiane, Real Madrid dhe Manchester United. Ishte ditë historike për shtetin dhe për tifozët që ishin prezent në stadium si kurrë më parë. Por, para ndeshjes pati një element diskriminimi për shqiptarët e Maqedonisë.
Vallet maqedonase, veshjet kulturore dhe të vjetra të popullit maqedonas në vend, flamuri shtetëror verdhë e kuq dhe muzika tradicionale maqedonase mbrëmë u prezentuan para 30 mijë tifozëve në stadiumin Telekom Arena në Shkup. Gjithashtu dhe nëpërmjet ekraneve ky realitet i fshehur i organizatorëve u prezentua para më shumë se 1 miliardë shikuesve nga e gjithë bota, shkruan Telegrafi Maqedoni. Shqiptarët u shfaqën të diskriminuar para botës.
Telegrafi Maqedoni ka biseduar me tifozë prezent në stadium rreth këtij diskriminimi që ju është bërë para fillimit të ndeshjes.
”Duke patur parasysh se në atë stadium në të shumtën e rasteve kemi përfunduar me rrahje dhe malltretime të ndryshme, në ndeshjen e Superkupës së paku kjo nuk ndodhi. Dikush si me tallje në stadium tha se një hap prapa që bënin ata në valle është me elemente shqiptare, po nuk ke si të ndjehesh kur e din se je taksapagues i këtij shteti, mirëpo nuk përfillesh si qytetar. Është ndjenjë e keqe që gjithmonë e më shumë na bën inferior karshi tjetrit.” tha për Telegrafi Maqedoni, Hasim Memishi, tifoz prezent në stadium.
”Sigurisht se u ndjeva i befasuar pasi në asnjë finale të organizuar nga ana e UEFA-s deri më tani s’kemi parë pika me elemente kombëtare. Pra, këtë e shof më shumë si një lëshim të organizatorit, pasi në shtet multietnik të lejosh pikë ku nuk përfaqsohen të gjithë etnitetet, sigurisht që lenë shije të hidhur. Shtrohet pyetja a është UEFA me gjithë mekanizmat e saj dhe resurset e informuar? Kujt i shërbeu ai shoë? Thjesht, shërim kompleksesh.” thotë Besjan Nuredini, tifoz prezent në stadium
”Pamjet flasin vetë! Duket qartë se nuk na llogaritin fare si popull shtetformues, lëre se na anashkalojnë në çdo sferë po edhe në një eveniment sportiv që organizohet për herë të parë në kete ‘shtet’ te cilin e kanë shikuar thuajse nga gjithë anet e botës na anashkaluan. Kjo është turp… Të thëm të drejtën unë personalisht por besoj se edhe gjithë shqiptarët që kanë qenë prezent në stadium janë ndjerë të diskriminuar tejmase në atë moment.” thotë Arben Neziri, prezent në stadium.
”Ndonëse politika nuk duhet të merr pjesë në sport, mbrëmë në ndeshjen e UEFA Superkupes në ”Telekom Arena” në Shkup, gjatë hapjes së spektaklit, ku me një vallëzim tradicional apo më mirë thënë nacional vetëm maqedonas, populli shqiptar kategorikisht u eliminua nga ‘barabarësia’ me popullin maqedon. Mendoja se organizimi ishte planifikuar deri në çdo detaj, mirëpo ja që kjo i ‘iku’ organizatorit, prandaj ndjenja e të qenit i ‘barabartë’ në këtë manifestim për mua si tifoz shqiptar ishte diskriminuese.” thotë Elvis Jashari, tifoz prezent në stadium.
I vetmi element shqiptar në stadium ishte shqiponjë dykrerëshe që zbukuronte stemën e Real Madridit. Për këtë detaj nuk u kujdesën organizatorët por tifozët e tifogrupit madrilen shqiptar ”Real Madrid Club Albania” që ishin më të zëshmit në terren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën