LAJMI I FUNDIT:

Disa shkolla vazhdojnë pushimin dimëror, shkak ngrohja (Video)

Disa shkolla vazhdojnë pushimin dimëror, shkak ngrohja (Video)

Përderisa në shumicën e shkollave sot nxënësit iu rikthyen bankave shkollore, shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan, është vetëm njëra prej disa shkollave të kësaj komune, që sot nuk kanë vijuar mësimin. Mësimi në këto shkolla është shtyrë edhe për tre ditë. Sipas informacioneve jozyrtare, televizioni Shenja mësoi se shkak i mos fillimit të procesit arsimor është prishja e sistemit të ngrohjes dhe mungesa e naftës.

Ekipi i televizionit Shenja vizitoi këtë shkollë dhe pa se mësimi sot nuk ka vijuar, pastaj kontaktoi edhe drejtorin e shkollës për ta vërtetuar këtë gjë, ndërsa ai pranoi se mësimi është shtyrë edhe për tre ditë, por nuk deshi të prononcohet para kamerave për të treguar arsyet se pse shkolla është ende e mbyllur.

Ndërkohë, nxënësit e gjitha shkollave, sot ju kthyen bankave shkollore, pas pushimit dimëror që u zgjatë për një javë, në bazë të vendimit të vendimit të strukturave të larta të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të parandalohet përhapja e gripit sezonal.

Drejtori i shkollës së mesme ”Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri, tregoi se mësimi në këtë shkollë ka vijuar pa asnjë problem, me disa mungesa të vogla të nxënësve përshkak të viruseve.

“Në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”, gjysmëvjetori i dytë filloi me gjithçka në rregull, nuk kemi pasur asnjë problem. Poashtu ishin prezent edhe nxënësit edhe mësimdhënësit. Kemi disa mungesa të nxënësve për shkak të gripeve, domethënë përafërsisht në klasë kemi nga dy -tre nxënës që mungojnë, por pjesa dërmuese e nxënësve janë prezent”, ka deklaruar Faruk Zeqiri, drejtor i shkollës së mesme ”Zef Lush Marku”

Lidhur me vendimin e ministrisë për shtyerjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, Zeqiri tha se ishte një vendim shumë i mirë përshkak se temperaturat ishin shumë të ulta dhe viruset kishin një përhapja të madhe.

“Besoj që është një vendim i mirë, përshkak se temperaturat ishin shumë të ulëta në krahasim me temperaturat e tashme….ato ditë do të zëvendësohen gjatë muajit mars dhe prill dhe do të realizohet planprogrami ashtu siç është paraparë”, tha më tej Zeqiri.

Ndërkaq, mësimi ka vazhduar edhe në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Kumanovës dhe komunës se Likovës. Shkollat fillore, “7 Marsi” e fshatit Opajë dhe “Kultura” e fshatit Mateç, të komunës se Likovës poashtu kanë filluar sot me mësim pa asnjë problem, pasi këto dy shkolla ishin trajtuar më herët nga Televizioni Shenja për problemet që kishin me ngrohjen qendrore, problemin tashmë e kanë zgjidhur dhe mësimi zhvillohet normalisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori