LAJMI I FUNDIT:

Disa organizata në Serbi pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Disa organizata në Serbi pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të jetë në rend të ditës gjatë muajit shtator kur Asambleja e kësaj organizate do të mbledhet në Pekin.

Mediat në Beograd shkruajnë se Serbia po bën gjithçka që është e mundur ta pengojë anëtarësimin në këtë organizatë, por organizata të ndryshme atje thonë se Serbia do të kishte dobi nga anëtarësimi i Kosovës.

Gazeta “Blic” shkruan se autoritetet në Prishtinë kanë tentuar të anëtarësohen që nga viti 2010 në këtë organizatë policore, por këto përpjekje janë ndalë për shkak të diplomacisë serbe, përcjell Express.

Po ashtu rikujtohet se INTERPOL e ka pranuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim dhe se për këtë do të ketë debat në kryeqytetin kinez nga 26-29 shtator.

Në Serbi tashmë janë mobilizuar duke formuar një grup nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Punëve të Jashtme dhe nga Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë pasi me anëtarësimin eventual në këtë organizatë do të konfirmohej sovraniteti i Kosovës.

Maja Bjelos nga një OJQ serbe për politika të sigurisë thekson se politikanët në Serbi i frikësohen anëtarësimit të Kosovës sepse këtë e shohin si cështje të statusit të Kosovës.

Por, ajo thekson se anëtarësimi i Kosovës do t’i kontribuonte zgjidhjes së problemeve të sigurisë dhe se nga kjo do të kishte dobi Serbia sikurse edhe shtetet tjera të rajonit.

Bogoljub Milosavljeviq, profesor dhe ekspert i cështjeve të sigurisë thotë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të ishte i dobishëm për qytetarët e Serbisë, përderisa politikisht kjo do të mund të trajtohej si një hapje e rrugës drejtë anëtarësimit në OKB.

Bojan Kostres, politikan nga Vojvodina thotë se Serbia do duhej ta përkrahte anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL pasi në këtë mënyrë do të kontrollohej kriminaliteti në një territor në të cilin Serbia s’ka kontroll.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori