LAJMI I FUNDIT:

Disa këshilla bukurie nga India e largët

Disa këshilla bukurie nga India e largët

Sa të re dhe të shkëlqyeshme e kanë fytyrën vajzat indiane, kush nuk ua ka zili? E gjitha është një përkujdesje e vazhdueshme, një ushqim i mirë, por edhe një “formulë”, e cila kërkon vetëm 30 minuta kohë, 15 në mëngjes dhe 15 në darkë para gjumit.

Gjeje kohën kur të mundesh, mjafton t’i zbatosh disa këshilla dhe rezultatin do ta kuptosh shumë shpejt.

Je gati të fillosh?

1 – Merr 1 lugë gjelle me qumësht të pazier dhe me një copë pambuku fshije fytyrën duke bërë lëvizje rrethore dhe në zonën e qafës. Bëje për 15 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.

2 – Merr një fetë të trashë kastraveci. Pa e qëruar, por duke e prerë më feta rrethore fshije në lëvizje rrethore të gjithë fytyrën dhe zonat e qafës. Laje pas 15 minutash.

3 – Përgjysmo një domate, fshije butë mbi fytyrë dhe qafë dhe pastroje pas 15 minutash.

4 – Merr një lugë krunde gruri ose lëvore tërshëre. Bë një pastë me disa pika uji. Fshije fytyrën dhe qafën butë duke larguar qelizat e vdekura. Mos përdor sapun, vetëm një spërkatje me ujë të ftohtë, e cila do të mbyllë poret.

5 – Dhalla e holluar është një variant i mirë për fytyrën. Vendose në fytyrë për 15 minuta, pastaj fshije lehtë me pambuk të njomë para se të aplikosh grimin.

6 – Masazhoje fytyrën dhe me një kub akulli.

7. Në një tas të vogël hidhni një lugë çaji me shafran pluhur, një lugë çaji kos dhe një lugë çaji mjaltë. Përzijeni mirë këtë përbërje derisa të bëhet një masë kremoze që të qëndrojë mirë në fytyrë.

8 – Merr një fetë të hollë molle. Vendose në fytyrë dhe lëre për 15 minuta. Efekti është i menjëhershëm. Thith vajin e tepërt dhe ndihmon për të mbyllur poret. /Telegrafi/