LAJMI I FUNDIT:

Disa ditë para lansimit, Marcedes tregon pjesërisht si duket GLA (Foto)

Disa ditë para lansimit, Marcedes tregon pjesërisht si duket GLA (Foto)

Më nëntë janar fillon Detroit Auto Show, ku pritet të lansohet modeli i ri GLA.

Mirëpo, para se të shihet në tërësi kjo makinë që është kombinim mes automobilit normal dhe atij të njohur si xhip, Mercedes e ka publikuar imazhin që tregon pjesërisht dukjen e tij, transmeton Telegrafi.


Për dallim nga modelet e mëparshme, ky ka pësuar ndryshime në grill dhe në sfondin që e përfshinë atë.

Dritat janë shumë më të ngushta dhe të gjëra, ndërsa poshtë tyre janë vënë edhe ndriçueset që ndihmojnë në mot me mjegull.

Ndryshime ka pësuar edhe kapaku, që tashmë është më i fryrë derisa ka dhe dy linja të ngritura, që mendohet të jenë për t’i rritur aerodinamikën.

Deri në lansimin final që ndodhë ditëve në vijim, e kemi vetëm këtë ilustrim që është errësuar për të mbuluar disa pjesë. /Telegrafi/