0Shares

Futbollisti i famshëm holandez Dirk Kuyt paralajmëroi fundin e karrierës si futbollist.

Vetëm tre ditë pas një ‘hat-trick’ në xhiron e fundit të kampionatit holandez, ku Feyenoord siguroi titullin e parë të kampionatit pas 18 vjetësh.

Kuyt, i cili është në moshën 36 vjeçare, triumfin e Feyenoord-it kundër Haracles me 3:1 e ka përshkruar si momentin më të mirë në karrierën, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar. Kur u ktheva në Feyenoord dy vite më parë e dija se mund të fitojmë titullin. Këtë edhe e kam thënë dhe të gjithë më tallnin. Ka ardhur koha të pensionohem”, ka thënë Kuyt.

Ndryshe, futbollisti gjatë karrierës ka fituar shtatë tituj të ndryshëm me klubet Utrecht, Liverpool, Fenerbahçe dhe Feyenoord ndërsa individuale katër trofe. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)