LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona me sukses të madh në debutimin me “Havera” (Video)

Diona Fona me sukses të madh në debutimin me “Havera” (Video)

Këngëtarja e re në skenën e muzikës shqiptare, Diona Fona, ka pasur një start të suksesshëm në debutim.

Singli i saj debutues “Havera” është pritur tejet mirë nga publiku me rreth 150 mijë klikime në katër ditë pas publikimit të këngës së re.


Projekti është punuar nga BigBang dhe Gjiko në Redbox ku në tekst ka kontribuar edhe vet artistja.

Gjithçka rreth Diona Fonës
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Diona Fonës

Diona Fona është duke vijuar shkollimin e lartë universitar në Londër për arte performuese dhe paraqitja e saj me sharm dhe stil në klip nuk është e befasishme.

Klipin e ri e ka punuar Valon Aziri, kurse për flokët e grimin janë përkujdesur Kaci dhe Sellma kurse për “styling” Donjeta Macula. /Telegrafi/