LAJMI I FUNDIT:

A dini si ndikon dashuria në trupin tuaj?

A dini si ndikon dashuria në trupin tuaj?

Të gjithë e dinë se dashuria ju bën të ndjeheni mirë, por a e dini se këtë e ka dëshmuar edhe shkenca?

Dashuria vepron si lehtësues natyral i dhimbjes

Studime të fundit tregojnë se oksitoksina (kimikal i cili gjendet në tru, e i cili është përgjegjës për krijimin e ndjenjave të qetësisë dhe afërsisë) e cila lirohet gjatë një përqafimi 10-20 sekondësh mund ta luftojë menjëherë dhimbjen, e në veçanti dhimbjet e kokës.

Veç kësaj, shkencëtarët kanë dëshmuar se edhe stimulimi seksual, në veçanti orgazmat, kryejnë punë të mahnitshme në ndalimin e dhimbjes.

Dashuria kujdeset për zemrën tuaj!

Studimet e ndryshme tregojnë se dashuria jua zvogëlon thuajse dyfish të rrahurat e zemrës. Kjo është edhe më efektive në situatat stresuese si dhe rrjedhimisht dashuria e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Përveç kësaj, oksitoksina – hormon i dashurisë – e largon stresin, e zvogëlon shtypjen e gjakut, e zvogëlon shqetësimin, e ngritë vetëbesimin dhe ndihmon në parandalimin dhe luftimin e depresionit.

Dashuria e shëron edhe pagjumësinë!

Hormonet e dashurisë (oksitoksina dhe endorfinet) e pengojnë lirimin e kortizolit, i cili është hormon përgjegjës për stresin, dhe rrjedhimisht promovojnë gjumë më të mirë. /Telegrafi/