LAJMI I FUNDIT:

A dini çfarë ndodh nëse e vendosni një limon afër shtratit tuaj

A dini çfarë ndodh nëse e vendosni një limon afër shtratit tuaj

Të gjithë e dinë se limonët janë tepër të mirë për shëndetin për shkak të sasisë së lartë të vitaminës C që i posedojnë.

Limonët i përdorim edhe gjatë kohës kur pimë çaj, por prapëseprapë vetitë e mira të limonit mund të përdoren kudo, transmeton Telegrafi.

Prandaj, me qëllim që të informoheni për disa veti tjera të mira të limonit, Telegrafi ju sjellë një listë me përfitime shëndetësore që i sjellë vendosja e limonit pranë krevatit tuaj:

Më në fund do të relaksoheni

Aroma e limonit e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon shqetësimin dhe ndihmon në lirimin e tensionit pas një dite të lodhshme. Nëse nuk keni vaj esencial limoni, ju mund të përdorni edhe një pjesë limon.

Përqendrimi dhe vëmendja do t’iu përmirësohen

Limoni ka edhe një veti tjetër të shkëlqyer: duke e thithur aromën e limonit çdo ditë, niveli i përqendrimit dhe aktiviteti mendor i njerëzve përmirësohet, e gjithashtu edhe kujtesa. Këtë konkludim e kanë arritur shkencëtarët japonezë.

Ajri do të pastrohet nga bakteret

Jo  vetëm që ka aromë të lezetshme, por limoni ka edhe veti antibakteriale. Pra, mbajtja e limonit pranë krevatit do të ndikojë në pastrimin e ajrit brenda dhomës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori