LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Interesimi i SHBA-së për Maqedoninë do të zvogëlohet dukshëm

Dimitrov: Interesimi i SHBA-së për Maqedoninë do të zvogëlohet dukshëm

Ish-negociatori për çështjen e emrit, Nikolla Dimitrov, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trumpit për presidentë në SHBA, duke thënë se pas kësaj interesimi i SHBA-së për Maqedoninë dhe Ballkanin në përgjithësi do të zvogëlohet dukshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i bindur se edhe analisti më i mirë në Washington në këto momente është i habitur dhe nuk e ka të lehtë të parashikojë si do të jetë Amerika nën udhëheqjen e Trumpit. Pyetja është se se shpejtë presidenti i zgjedhur dhe sistemi i Amerikës do të mund të stabilizohen dhe adaptohen. Ndërsa në kuadër të politikës së jashtme, udhëzimet do të jenë proteksionizmi dhe izolacionizmi”, deklaroi Dimitrov.


Sipas tij, nëse nuk ka surpriza Trump do të merret me politikën e brendshme dhe angazhimi global i SHBA-së do të reduktohet ndoshta edhe në mënyrë drastike./Telegrafi/