LAJMI I FUNDIT:

Dilema: Haradinaj, apo Kurti?

Dilema: Haradinaj, apo Kurti?

Derisa drejtues të koalicionit PAN insistojnë se vetëm atyre u takon mandati për formimin e Qeverisë pasi që, siç thonë ata, kanë fituar më së shumti vota më 11 qershor, ekspertët ligjorë thonë se dispozitat kushtetuese janë krejtësisht të qarta dhe se nuk ka dyshim se presidenti i Republikës ia jep mandatin personit i cili dëshmon se ka besimin e shumicës së deputetëve të Parlamentit, përkatësisht kush e siguron shumicën e thjeshtë prej 61 votave.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia japë mundësinë e formimit të Qeverisë koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), pasi që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhje.


Por, nëse ky koalicion nuk arrin që t’i sigurojë së paku 61 numra në Kuvend, atëherë i pari i shtetit duhet t’ia japë mundësinë e formimit të Qeverisë partisë së dytë, e cila do të arrij t’i dëshmojë me nënshkrime se i ka numrat e nevojshëm në legjislativ.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët kushtetues, duke tentuar t’i qartësojnë dilemat rreth formimit të institucioneve të reja qendrore.

Mazllum Baraliu, ekspert kushtetues, thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpjegon qartazi mënyrën e krijimit të Qeverisë.

“Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës e ka specifikuar në mënyrën më të qartë të mundur që se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenti i Republikës e ka për detyrë që në konsultim me partinë politike ose me koalicionin zgjedhor që është fitues i zgjedhjeve, në këtë rast me PAN-in, që ta dekretojë mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e Qeverisë”, ka thënë Baraliu.

Ai më tej thotë se “në qoftë se mandatari në afat prej 15 ditësh arrin ta bëjë një qeveri me një strukturë prej 61 deputetësh, është i detyruar presidenti t’ia japë mandatin”. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori