LAJMI I FUNDIT:

Diktatori Hussein e dënoi të birin duke ia djegur tërë koleksionin e veturave (Foto)

Diktatori Hussein e dënoi të birin duke ia djegur tërë koleksionin e veturave (Foto)

Saddam Hussein ishte diktator që mbante nën kontroll të rreptë Irakun, por kishte probleme të mëdha me të birin Uday.

Fëmija që ishte rritur në luks dhe pushtet, kishte dëshira të vazhdueshme për vetura të shtrenjta. E, babai i pasur nuk e kishte problem t’ia plotësonte kërkesat, transmeton Telegrafi.

Por, me kalimin e kohës Uday nisi të ketë kriza nervore. Bëhej i dhunshëm sa që pas një përleshje vrau gjashtë roja dhe plagosi rëndë gjysmë-vëllain e të atit. Për këtë arsye, Hussein ia dogji koleksionin me makina, në mesin e të cilave kishte Rolls-Royce, Ferrari dhe Porsche.

Mirëpo, me kalimin e kohës Uday vazhdoi edhe më tutje me blerjen e veturave, disa prej të cilave mund t’i shihni të postuara më poshtë. /Telegrafi/