LAJMI I FUNDIT:

Digjet vetura e nëpunësit të Zyrës administrative në veri

Digjet vetura e nëpunësit të Zyrës administrative në veri

Veturës së Nemanja Radunovicit, nëpunës në Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, i është vënë flaka nga persona deri tash të panjohur. Ngjarja ka ndodhur të hënën në orët e mëngjesit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas policisë një automjet privat, tipit “Renault Laguna”, ngjyrë e gjelbër, me targa “BG”, është djegur pjesërisht, si pasojë e zjarrit, i cili ka kapluar pjesën e motorit të automjetit.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Cika Jovina”, në veri të Mitrovicës, ndërsa pronari i automjetit, një 28 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, është intervistuar nga policia.


Policia e Kosovës ka regjistruar rastin si vepër të dyshuar penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Zyra administrative e Kosovës në veri funksionon tash e një muaj në Lagjen e boshnjakëve.

Të gjithë të punësuarit e nacionaliteti serb, që janë duke punuar në këtë zyrë në një farë mënyrë janë të kërcënuar nga strukturat paralele dhe kriminalë serbë që veprojnë me urdhër të Qeverisë së Beogradit në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, raporton “Koha.net.

Rasti i djegies së makinës së Radunovicit, sipas burimeve të gazetës, është vepër e strukturave kriminale serbe që veprojnë në këtë pjesë të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori