LAJMI I FUNDIT:

Digjen tre kiosqe dhe tre automjete në Shkup

Digjen tre kiosqe dhe tre automjete në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit bën të ditur se tre kisoqe dhe tre vetura janë djegur gjatë natës së mbrëmjes në rajonin e Shkupit.

Rasti ka ndodhur në ora 1:00 të natës në rrugën ”Ferid Bajram” në Shkup. Jan djegur një automjet transportues Iveco, një Ford Tranzit dhe një Opel Corsa, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zjarri është lokalizuar, kurse një ekip i SPB-së ka kryer ekspertizën. Janë marrë masa për t’u ndriçuar rasti./Telegrafi/