LAJMI I FUNDIT:

Diasporës nuk po i ofrohen mundësitë për të votuar si duhet

Diasporës nuk po i ofrohen mundësitë për të votuar si duhet

Ish-shefi i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, e ka kritikuar këtë institucion për mostrajtimin e duhur për diasporën.

Ai ka thënë se KQZ-ja nuk po ia ofron mundësitë diasporës për të votuar si duhet.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka thënë se votimi përmes postës elektronike mund të paraqesë problem për shumë qytetarë të moshave të ndryshme dhe niveleve të arsimimit.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se sfidë mbetet organizimi dhe menaxhimi i zgjedhjeve në veri të vendit.

Ai ka theksuar se më 11 qershor në veri nuk duhet të përsëriten zgjedhjet e vitit 2014, të cilat, sipas Baraliut, më së paku kanë qenë zgjedhje të Kosovës dhe të ligjshme, meqë ka pasur shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese.

Ai ka vlerësuar se duhet të ketë mobilizim gjithëpërfshirës për të pasur zgjedhje demokratike dhe me standarde të larta.