LAJMI I FUNDIT:

Dialog për njohje reciproke

Dialog për njohje reciproke

Kosova duhet t’i ndryshojë njerëzit që e përfaqësojnë dhe qasjen e saj në dialogun me Serbinë, i cili lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

E rrjedhimisht insistimi i saj që nga ky dialog ta përfitojë njohjen direkte nga Serbia duhet të jetë i pakusht. Kështu kanë thënë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane për gazetën “Zëri”.

Sipas tyre Kosova deri më tani nuk i ka përdorur të gjitha mundësitë nga dialogu, andaj një riformatim i thellë i formatit aktual është i domosdoshëm.

Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa njohje të ndërsjellët dialogu nuk ka kuptim.

Kurse, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu, pasi që është Kuvendi që e ka pezulluar atë e jo ajo.

E ristrukturimin e dialogut e ka përkrahur edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai në katërvjetorin e këtij dialogu ka thënë se nuk do të ishte e arsyeshme që të vazhdohet në këtë mënyrë. Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ia ka hedhur përgjegjësinë Kuvendit për pezullimin e dialogut Prishtinë – Beograd. /Zëri/