LAJMI I FUNDIT:

Dhuroi spektakël për Bayernin, çfarë i tha Ancelotti për Shqipërinë?

Dhuroi spektakël për Bayernin, çfarë i tha Ancelotti për Shqipërinë?
-->

“Freestyle” shqiptar Fabian Duro pas famës që ka fituar në Shqipëri tashmë po arrin suksese të tjera të mëdha pasi ditën e djeshme zhvilloi një shfaqje spektakolare para lojtarëve të Bayernit të Munichut.

Është e rrallë në mos e pamundur që një shqiptar të futet një kamp të tillë stërvitor dhe jo më të japë një show të vërtetë, pikërisht, aty në fushën ku stërviten yjet e pesë herë kampionëve të Europës.

Dhe për më të tepër tu japësh leksione të teknikës së topit, lojtarëve si Lewandovkski, Roben, Noyer, Ribery, Thiago Alcantara e me radhë.

Një ditë pasi ishte në qendër të vëmendjes, Fabian Duro dha një intervistë për “Opinion.al”.

Fabian ishte impresionuese paraqitja jote në kampin stërvitor të Bayern Munich përpara lojtarëve më klas botërore? Fillimisht, si u gjendet aty në atë ftesë dhe si ishte të performoje përpara yjeve si Roben, Alcantara, Lewandowksi etj?

Ka qenë një ftesë shumë e rastësishme. Një javë më parë unë po performoja me leje të Bashkisë së Munihut në qendër të qytetit. Rastësisht aty u ndodh asistenti i trajnerit Anceloti, zoti Paul Clement. Ai më pa dhe më xhiroi, dhe e kishte postuar menjëherë videon time ne twitter dhe disa miq të mi më lajmëruan. Unë hapa twitterin për të kontaktuar me të dhe kështu dhe ai më ftoi të shkoj në stërvitjen e Bayernit për ditën e sotme (djeshme). Ai thjesht më tha “Anceloti dëshiron që të vish të performosh për lojtarët”

Si ishte impresioni i parë? Si ishte mbërritja në qendrën stërvitore të Bayern Munich?

Kam 2 miq nga Polonia dhe ata më ndihmuan të shkojmë te qendra stërvitore e Bayern. Kishim lënë takim nëpërmjet twitterit me z. Clement në orën 10.15. Nga dëshira ne shkuam 1 orë përpara. Takuam z. Clement dhe ai më tha “Sot do ti bëjmë surprizë lojtarëve të Bayern performancën tënde”. Më pritën jashtëzakonisht mirë.

Shqiptari i lë më gojë hapur yjet e Bayern Munich (Video)
Lexo po ashtu Shqiptari i lë më gojë hapur yjet e Bayern Munich (Video)

Ndërkohë që i pari që të prezantoi ishte vetë trajneri Anceloti…

Para se te fillonte stërvitja Anceloti më mori më vete dhe i tha lojtarëve të Bayern: “Ky është Fabian Duro dhe nëse ju bëni ushtrimet që bën ky sot do t’ju fus në ekipin e parë”. Sigurisht e tha me shaka…

Cilat ishin fjalët e para që ata të thanë ndërsa po bëheshe gati të performoje?

Pasi trajneri Anceloti tha ato fjalë, të gjithë lojtarët u mblodhën rreth meje dhe unë nisa performancën. Pasi mbarova të gjithë lojtarët erdhën dhe më përqafuan, më jepnin dorën dhe më thonin “Maestro”, “Amazong skills”. Po kështu më pyetën nga jam. Aty jam ndjerë shumë i emocionuar pasi po më lavdëronin yje botërorë. Pastaj më hodhi dorën në qafë trajneri Anceloti dhe më tha do ti dërgoj mesazh kryeministrit tuaj t’ju ndihmoj në Shqipëri. Po kështu më tha që do të marrim gjatë një ndeshje të Bayern Munih të bësh shfaqje pas pushimit të pjesës së parë dhe do të të paguajmë.

Cili ishte reagimi i tyre kur ti u the se je nga Shqipëria? Sa e njihnin Shqipërinë?

Anceloti më tha se ka qenë në Shqipëri para pak kohësh dhe që do të flasë me kryeministrin për mua. Alonso, Tiago Alcantara, Lahm, Boateng, Sanchez, të gjithë erdhën më dhanë dorën më përqafuan dhe u ndjeva shumë mirë. Një detaj, aty kam performuar me bluzën e Bayern dhe tutat e Shqipërisë.

Sigurisht që ajo që ka impresionuar është ekzibicioni yt me topin. Çfarë të tha trajneri Anceloti dhe lojtarët e Bayern për teknikën që ti përdor me topin?

Anceloti dhe disa lojtarë me pyesnin sa kohë kam që stërvitem. Po kështu më thanë që ishin shumë të impresionuar. Të gjithë lojtaret janë sjellë shumë mirë me mua. Madje i gjithë stafi.

Fabian Duro mund kampionin e Ukrainës (Video)
Lexo po ashtu Fabian Duro mund kampionin e Ukrainës (Video)

Cila ishte biseda më e këndshme që zhvilluat dhe kush ishte futbollisti që ju la më shumë mbresa gjatë takimit?

Biseda më e këndshme ishte me Alonso. Pasi erdhi më hodhi dorën në qafë dhe më tha: “Maestro si i ke mësuar të gjitha këto. Ishte performancë fantastike , mësoji pak edhe djalit tim nga teknika jote”. Ndërkohë që Alonso ishte bashkë me djalin aty. Po kështu më përgëzoi edhe Muller. Kurse kur mbaroj stërvitja Tiago Alcantara më tha: “Mos u largo”. Shkoi, mori një pala taka të reja futbolli dhe mi dha tha: “This is for you champion” dhe më përqafoi. Jam ndjerë me të vërtetë shumë mirë.

Dhe në përfundim cili do të jetë Fabian eventi juaj i radhës në ekzibicionin e topit?

Mendoj që do të jetë ndeshja e Bayernit në shtëpi. Mezi po pres me kontaktojnë. Do ishte një tjetër ëndërr e realizuar

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Përfaqësueset
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori