LAJMI I FUNDIT:

Dhurohet gjak, në përkujtim të të rënëve në Prishtinë

Dhurohet gjak, në përkujtim të të rënëve në Prishtinë

Sot, më 28 mars, në parkun e Tauk Bahçes u dhurua gjak në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për banorët e kësaj pjese që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë, si dhe 74 veprimtarëve që ishin vrarë në atë park në vitin 1944.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, tha se ky aktivitet po bëhet që 3 vjet me radhë, dhe në këtë mënyrë duam t’i përçojmë 2 mesazhe kryesore.

“Së pari, që historia të mos harrohet, sepse na përsëritet. Së dyti, të dhurojmë, të shpëtojmë jetë”, theksoi Vitia.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm që të dhurojnë gjak në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Banori i lagjes Sofalia, Enver Redenica, falënderoi Komunën e Prishtinës për organizimin e këtij aktiviteti.

“Duke i kujtuar ata që nuk janë në mesin tonë, po tentojmë t’iu shërbejmë atyre që kanë nevojë. I falënderoj të gjithë ata që po dhurojnë gjak, duke dëshiruar që numri i tyre të rritet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Redenica. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori