LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, Prokuroria Publike akoma në heshtje (Video)

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, Prokuroria Publike akoma në heshtje (Video)

Kaluan 45 ditë, ndërsa Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ende po i shqyrton materialet e 27 prillit, dita kur ndodhën ngjarjet e dhunshme në Kuvend. Deri tani, siç njoftojnë nga Prokuroria, asnjë deputetë nuk mori ftesë për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjet, edhe pse konfirmojnë që planifikojnë ta bëjnë këtë gjë.

“Ende po shqyrtohen raportet dhe video materialet, të cilët Prokuroria Publike Themelore i’a dorëzoi Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Bëhet fjalë për materiale të zgjeruara. Katër prokurorë veprojnë për këtë lëndë. Deri në këtë moment deputetët nuk janë ftuar për të dhënë dëshmi”, nga Prokuroria Themelore Publike.


Siç njoftojnë nga Prokuroria, nëntë personat të cilat janë dënuar për pjesëmarrje në turmë mund të dënohen edhe për veprime të tjera, nëse ka dëshmi. Avokati, Aleksandar Tortevski thotë se duhet vërtetuar nëse të këta persona janë anëtarë të ndonjë shoqërie kriminele, ndërsa, prokuroria të mbajë përgjegjësi, siç thuhet, për shkelje të procedurës së kësaj lënde.

Nga Prokuroria Publike Themelore në Shkup thonë se ende nuk e kanë marrë raportin e grupit të ekspertëve të MPB-së, që këto ditë e shpalli pjesërisht ministri Oliver Spasovski. Pasi që ta marrin, do të vendoset se a do të ngelet atje ose do tia dorëzojnë Prokurorisë për krim të organizuar.

Në Prokurorinë për krim të organizuar, pritet që të thirren deputetët të cilët, në video materialet e publikuara, shihet se si hapin dyert e Kuvendit dhe e udhëzojnë turmën. Siç thonë ekspertët, ata duhet të japin përgjegjësi edhe krahas imunitetit të deputetëve.

“Deputeti nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të arrestohet për mendimin e shprehur ose për votimin në Kuvend. Deputeti nuk mund të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit, përveç nëse kapet gjatë kryerjes së veprës penale, për të cilën është përcaktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë vite”, Kushtetutë e RM-së, neni 64.

Kjo Prokurori duhet të përgjigjet se gjatë hetimeve a do ta përfshihet edhe spiuni dhe këshilltari serb në ambasadën e Serbisë në Shkup, Goran Zhivaljeviq, i cili shihet në video materiale, për të cilin MPB-ja tha se gjatë ngjarjeve të dhunshme, ai ka kaluar më shumë se dy orë në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori