LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos bashkëshorten

Dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos bashkëshorten

Pas vrasjes makabre të vjehrrës në Peshkopi, një tjetër ngjarje e rëndë pason në Kuçovë. Dhëndri ka vrarë sot vjehrrin dhe vjehrrën, ne lagjen “1 Maji” të qytetit. E plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur bashkëshortja e autorit.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi ka qëlluar me armë zjarri për vdekje vjehrrin e tij Rexhep Muço, 68 vjeç, ndërsa plumbat kanë plagosur dhe vjehrrën Vasilika Muço 66 vjeçe dhe bashkëshorten e tij Engjëllushe Latifi. Pas krimit, autori është larguar, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Dy orë nga ngjarja e rëndë, humb jetën ne spital dhe vjehrra. 66-vjecarja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga plumbat në trup, shkruan BW.


Paraprakisht mësohet se bashkëshortja Engjëllueshe Latifi kishte kërkuar divorcin nga Riza Latifi dhe prej ditësh ishte larguar nga vatra bashkëshortore dhe jetonte me prindërit në lagjen “1 Maji”.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e krimit. /Telegrafi/