Ushtrimet e frymëmarrjes janë jashtëzakonisht të dobishme për të zgjidhur dhembjen e padurueshme të shpinës, e cila paralizon.
Problemet e shpinës janë shumë të shpeshta për shkak të qëndrimit të keq dhe mënyrës së jetës. Pa marrë parasysh nëse jeni aktivë dhe ushtroni për ditë, dhembja mund të shfaqet kurdo dhe kudo, transmeton Telegrafi.
Prandaj është e domosdoshme të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
Uluni dhe merrni pozitë të rehatshme. Mbyllni sytë dhe përpiquni të qetësoheni.
Vendoseni majën e gjuhës saktësisht pas dhëmbëve të parë të sipërm.
Merrni frymë nëpërmjet hundës ngadalë 4 sekonda, mbajeni frymën 7 sekonda, pastaj ngadalë nxirreni frymën nëpërmjet gojës 8 sekonda.
Përsëriteni këtë proces tri herë.
Nëse dëshironi ta zgjidhni problemin me dhembjen nga ulja, bëni këto ushtrime çdo mbrëmje para se të flini gjumë:
Shtrihuni në stomak dhe mbështetuni në bërryla.
Ngrini pjesën e sipërme të trupit duke u mbështetur në bërryla, ngrijeni kokën, qëndroni në atë pozitë 8 sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare.
Përsëriteni këtë ushtrim dy herë.
Shtrijuni në shpinë dhe kthehuni në pozitën fillestare. Qëndroni shtrirë në shpinë dhe lakoni këmbët në gjunjë, kapni me duar dhe tërhiqni në drejtim të gjoksit.
Qëndroni në këtë pozitë 8 sekonda dhe pastaj kthehuni në pozitën fillestare.
Përsëriteni ushtrimin dy herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën