LAJMI I FUNDIT:

Dezinfektohen disa shkolla në Shkup si masë për parandalimin e përhapjes së gripit (Video)

Dezinfektohen disa shkolla në Shkup si masë për parandalimin e përhapjes së gripit (Video)
Foto: Ilustrim

Gjysmë vjetori i dytë shkollor ndonëse ishte paraparë që të fillojë më 15 janar, megjithatë mos dezinfektimi i të gjitha shkollave dhe rritja e numrit e të prekurve nga gripi, ka bërë që pushimi shkollor të shtyhet deri më 23 janar. Vendimi u soll më 28 dhjetor të 2016-tës nga Komisioni për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë për dezinfektim rrënjësor te të gjitha çerdhet dhe shkollat e vendit.

Njëra nga shkollat që është dezinfektuar është shkolla fillore “Aleksandri i Maqedonisë” në Lisiçe të Shkupit. Kjo shkollë pushimin dimëror e ka shfrytëzuar për të bërë dezinfektimin rrënjësore. Ekipet e Qendrës për Shëndet Publik në mungesë të nxënësve dezinfektojnë të gjitha gjërat që mund të kenë kontakt nxënësit. Shërbimet spërkatëse sigurohen që të kalojnë nëpër të gjitha klasat, shkallët dhe tualetet që shfrytëzojnë nxënësit e kësaj shkolle.


Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se qëllimi i këtij aksioni është të merren masa preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin normal të procesit mësimor.

Gjatë kësaj jave, nga gripi u regjistruan dy raste të vdekjeve. Bëhet fjalë për fëmijë në moshë 3 dhe 4 vjeç nga Kërçova dhe Gostivari të cilët u hospitalizuan në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në Repartin për kujdes intensiv. Komisioni për sëmundje ngjitëse përveç shkollave dhe çerdheve, ka urdhëruar që të kufizohet vizita për pacientët e hospitalizuar në spitale, me qëllim të pengohen infeksionet, si dhe të bëhet dezinfektim rrënjësor në të gjitha institucionet shëndetësore të cilat kanë pacientë të hospitalizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori