LAJMI I FUNDIT:

Deulofeu mund ta tradhtojë Milanin për Romën

Deulofeu mund ta tradhtojë Milanin për Romën

Agjenti i Gerard Deulofeu ka thënë se lojtari i tij mund të mos shkojë më te Milan, por të kalojë të Roma që ta zëvendësojë Mohamed Salahin. 

E ardhmja e Deulofeut është në ajër, pasi Barcelona mund ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij nga Evertoni.


Por tani agjenti i tij Gines Carvajal, ka thënë se Roma është e interesuar që ta blejë lojtarin.

“Gjithcka mbetet të shihet, por Roma është një klub i madhe dhe mundësi e mirë”, ka thënë Carvajal.

Salah u largua drejt Liverpoolit për një shumë prej 50 milionë eurove./Telegrafi/