LAJMI I FUNDIT:

Detaje të Jeep Wrengler që lansohet vitin që vjen (Foto)

Detaje të Jeep Wrengler që lansohet vitin që vjen (Foto)

Prodhuesi me bazë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur kohë më parë, se do ta sjellë një Wrengler të ri më 2018, pa bërë të ditura detajet.

Por, pjesëtarët e një forumi në internet, kanë zbuluar se ky Jeep do të lansohet në nëntorin e ardhshëm në LA Motor Show, transmeton Telegrafi.


Sipas të gjitha gjasave, do të trashëgojë shumicën e pjesës së jashtme, por rrotat do të jenë nga 18 inch, si dhe do të kenë strukturë më të lartë.

Nën kapak do t’i ketë 3.6-litra V6, teksa ka sistem manual dhe automatik prej gjashtë shpejtësive.

Risi e këtij modeli, është tavani me mundësi të hapjes.

Mirëpo, të interesuarit për këtë Wrengler mund ta kenë në pronësi në dhjetor të 2019-ës, kur pritet të del në treg. /Telegrafi/