LAJMI I FUNDIT:

“Despacito”, kënga e rekordeve, e para në 18 vende të botës (Video)

“Despacito”, kënga e rekordeve, e para në 18 vende të botës (Video)

Kënga është edhe më e transmetueshmja në radiot e shteteve kryesore në botë, videoja zyrtare në Youtube i ka tejkaluar 1,9 miliardë shikime.

E para në 18 vende të botës, përfshirë Italinë, ku ndodhet në krye të klasifikimit për 12 javë, ka marrë 6 disqe platini, një video me 1,9 miliardë shikime, këto janë disa nga rekordet e marra nga “Despacito”, kënga e portorikanit Luis Fonsi.


“Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve përveç Italisë, në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegjia, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

"Despacito" është hiti më i madh i vitit, por sa e dini kuptimin e këngës (Video)
Lexo po ashtu "Despacito" është hiti më i madh i vitit, por sa e dini kuptimin e këngës (Video)

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA, më parë se “Despacito” në versionin e Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996, shkruan KultPlus.

Kënga është edhe më e transmetueshmja në radiot e shteteve kryesore në botë, videoja zyrtare në Youtube i ka tejkaluar 1,9 miliardë shikime dhe ishte më e shpejta që ka arritur kuotën e 1,5 miliardëve në historinë e Youtube.

Fonsi, që mori pjesë në Wind Music Awards në Arenën e Veronës, në Itali, është renditur në vendin e dytë në Earone dhe i pari në Spotify Italia, i Tunes, Apple Music, Tim Music e Shazam.

Artisti ka marrë pjesë edhe në videon e The Jackal “Gli effetti di Despacito vs Luis Fonsi”.

Në trend Magazina

Më shumë
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Kalo në kategori