LAJMI I FUNDIT:

Deskoska paralajmëron rishqyrtim të teksteve shkollore (Video)

Deskoska paralajmëron rishqyrtim të teksteve shkollore (Video)

Ministrja e arsimit Renata Deskoska paralajmëroi rishqyrtimin e teksteve shkollore të të gjitha niveleve. Ajo tha se me këtë çështje do të merren ekspertët dhe komisionet.

Ajo tha se çdo përmbajtje për të cilën do të vërtetohet se është e gabueshme apo nxitë gjuhë të urrejtjes do të largohet nga tekstet shkollore. Pos teksteve shkollore Deskoska paralajmëroi rishqyrtim edhe të lekturave për çka ka pranuar edhe një kërkesë nga shoqata e shkrimtarëve.


“Rishqyrtimi i të gjitha teksteve është pjesë e procesit për të cilin do të debatohet në nivel të ekspertëve. Në ministri kam pranuar ankesa nga Avokati i Popullit për librin e shoqërisë i cili përmban pjesë diskriminuese. Do të thotë të gjitha librat do të hapen për rishqyrtim me qëllim që të largohen gabimet të cilët nxënësit i mësojnë”, deklaroi ministrja e Arsimit Renata Deskoska.

Sipas saj nuk guxon të lejojë që nxënësit të mësojnë prej teksteve shkollore të gabuara, siç tha, që i plotësojnë me paragjykime, me paragjykime diskriminuese, me gjuhë të urrejtjes, mendoj se këtu duhet bërë reformë serioze./Telegrafi/