Një gazetë indiane ka ofruar për lexuesit e saj “provën shkencore” që të bëni djalë, dhe këshilla e çuditshme është…. të hani sa më shumë mish dele.
Me të tjerave këshillohet që të mos shmanget asnjëherë mëngjesi dhe të flini gjithmonë në krahun e majtë, shkruan The Guardian.
Kjo këshillë ishte shkruar të martën në gazetën e Kerala, Mangalam, thekson preferencën, shpesh vdekjeprurëse për të patur fëmijë meshkuj që ekziston ende me forcë në kulturën indiane.
Duke pranuar se kjo metodë megjithatë nuk është 100% e sigurtë, gazeta thotë se femrat që dëshirojnë të kenë djem duhet të sigurohen të hanë gjithmonë mëngjes, dhe të hanë më shumë se normalja gjatë ditës.
Mishi i deles dhe rrushi i thatë janë ushqimet më të mira për femrat, ndërsa meshkujt duhet të shmangin ushqimet që kanë përmbajtje të lartë acidi, thuhet në gazetë. Gjithashtu këshillohet që ngjizja të bëhet në ditën e parë, të tretë, të pestë dhe të shtatë të javës, kur sperma ‘shkencërisht’ është më e fortë.
Preferenca për të pasur djem është mjaft e fortë në kulturën indiane, por edhe në Shqipëri ekziston ende si mentalitet. Në Indi kjo shoqërohet me mjaft aborte kur fetusi është vajzë.
Ranjana Kumari, një aktiviste e lëvizjes kundër vrasjes së fetusit femëror thotë se Kerala është një nga zonat më të edukuara e të zhvilluara të Indisë, kështu që është e çuditshme që kanë toleruar “gënjeshtra të tilla jo shkencore”.
Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka dënuar fort abortin selektiv, duke e renditur përkrah terrorizmit, diskriminimit të shtresave dhe korrupsionit, si një nga “armiqtë” e shoqërisë indiane. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Moda në pranverë vjen me motive etnike
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Rregulla nr. 1 për ndukje të padhembshme të vetullave
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin