LAJMI I FUNDIT:

Deschamps: Nuk më brengos Spanja

Deschamps: Nuk më brengos Spanja

Kryetrajneri i Francës, Didier Deschamps, ka këmbëngulur se ndeshja e radhës ndaj Spanjës nuk është po aq e rëndësishme sa ajo ndaj Gjeorgjisë.

Më 22 mars Franca takohet me Gjeorgjinë dhe katër ditë më vonë edhe me Spanjën në sfidën që pritet të vendosë ekipin e kualifikuar në Grupin I, por Deschamps nuk është aq i shqetësuar që do të ketë punë me kampionen e botës.

“Unë po i shikoj ndeshjet në mënyrë kronologjike. Gjeorgjia do të na nxehë pas tri muajve pushimi, ndërsa ndeshja ndaj Spanjës nuk është fiksim për ne”.


“Duam të shfaqim formë të mirë. Gjeorgjia e la pa gol Spanjën deri në fund dhe mendoj se kjo është ndeshje më problematike”, ka potencuar Deschamps. /Telegrafi/