LAJMI I FUNDIT:

Dermatologia e Kendall Jennerit zbulon: Ja se si njëherë e përgjithmonë t’i eliminoni aknet nga shpina!

Dermatologia e Kendall Jennerit zbulon: Ja se si njëherë e përgjithmonë t’i eliminoni aknet nga shpina!
GettyImages

Nuk është fjala për antibiotikët apo ushqimin

Shpesh aknet trajtohen me antibiotikë dhe me ndryshim të ushqimit, mirëpo dermatologia e cila ka ndihmuar manekinen Kendall Jenner thotë që kjo gjë mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e mënyrës së bërjes dush!


“Shumica bëni kështu dush – më parë lani flokët pastaj vini regjenerator dhe pastaj, derisa ai qëndron në flokë, lani pjesën tjetër të trupit dhe në fund shpëlani regjeneratorin i cili rrjedh nëpër shpinë. Ai zbut flokët tuaj, mirëpo në shpinë lë shtresë yndyre”, shpjegon dr. Christie Kidd.

Kjo renditje është e drejtë: bëni flokët me sapun dhe shpëlani, qitni regjeneratorin dhe shpëlani, ngrini flokët dhe bëni dush trupit.

Nëse edhe ju keni akne në prapanicë ndoshta është koha që të mos bartni këtë pjesë rrobash
Lexo po ashtu Nëse edhe ju keni akne në prapanicë ndoshta është koha që të mos bartni këtë pjesë rrobash

Puçrrat dalin kur gjëndrat dhjamore prodhojnë së tepërmi vaj, mbushin qelizat e lëkurës dhe mbyllin poret.

Bakteret shumëzohen dhe krijohet inflamacioni.

Aknet janë çështje e gjenetikës, mirëpo në numrin më të madh të rasteve edhe higjiena e keqe. /Telegrafi/