LAJMI I FUNDIT:

Derisa po e fotografonte akulloren, i ndodhi diçka shumë mbresëlënëse (Foto)

Derisa po e fotografonte akulloren, i ndodhi diçka shumë mbresëlënëse (Foto)

Tara Dalyntara nga Tajlanda e cila ndodhej në një ekskursion në Brighton të Anglisë, ka qenë duke e fotografuar akullore, kur i është afruar një pulëbardhë dhe ka provuar t’ia grabitë.

Studentja 23-vjeçare që po pushonte në këtë qytet bregdetar, ka mbetur e mahnitur kur ëmbëlsira që po e mbante në dorë iu kafshua nga zogu, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo ia ka dalë ka fotografoi këtë moment, që i ka lënë shumë përshtypje.

“Desha të tregoja rrjete sociale, akulloren dhe peizazhin e bukur para meje. Por, kjo më la më shumë mbresa sepse është diçka që nuk ndodhë shpesh” ka shkruar Dalyntara. /Telegrafi/

Derisa po e fotografonte akulloren i ndodhi diçka shume me mbreselenese foto 2